Përtej historisë, "The Prince of Egypt" është një triumf teknologjik dhe artistik. Skena e ndarjes së Detit të Kuq mori vite punë nga animatorët dhe ende sot konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të animacionit 2D dhe 3D të kombinuar.
Filmi bashkoi disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, përfshirë Val Kilmer (Moisiu), Ralph Fiennes (Ramsesi), Michelle Pfeiffer (Cipora) dhe Sandra Bullock (Miriam).